Portet e Shangait patën rritje të eksporteve të automjeteve në tremujorin e parë
2024-04-21 15:51:38

foto: VCG

foto: VCG

Portet e Shangait eksportuan 529.000 automjete në tremujorin e parë të vitit, 30.7 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi Dogana e Shangait, citon “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Gjatë kësaj periudhe, doganat në zonën e portit Waigaoqiao të qytetit trajtuan më shumë se 280.000 automjete të eksportuara, një rritje vjetore prej mbi 20 për qind.

Sipas të dhënave doganore, rreth 40 kompani të tregtisë së jashtme, që ofrojnë shërbime transporti “ro-ro” (roll-on/roll-off), kanë hapur rrugë transporti me makina në zonën e portit Waigaoqiao, duke mbuluar më shumë se 110 vende dhe rajone në mbarë botën.

foto: VCG

foto: VCG

Në tremujorin e parë, Dogana Yangshan, një degë e doganës së Shangait, trajtoi 114.000 automjete të eksportuara përmes terminalit “ro-ro” të skelës Nangang të qytetit, ndër të cilat automjetet me energji të re zënë më shumë se 70 për qind.