Zhvillimi cilësor i Kinës favorizon mbrojtjen e mjedisit
2024-04-20 20:19:13

Është e dukshme se për epokën në të cilën jetojmë Kina ka bërë dhe vazhdon të bëjë ndryshime të mëdha cilësore, duke përfshirë edhe mjedisin dhe mbrojtjen e tij. Këto ndryshime janë reflektuar padyshim edhe me arritje të rëndësishme në fushat e mbrojtjes së mjedisit, të zhvillimit dhe transformimit të gjelbër, bashkëekzistencës harmonike midis njerëzimit dhe natyrës, etj. Në tërësi dhe në vazhdimësi, Kina ka ndërmarrë nisma të rëndësishme dhe që kanë kuptim edhe për mbarë njerëzimin përveç të tjerash edhe në aspektet e:

a)    Mbrojtjes së ligatinave.

b)    Pakësimin e përdorimeve të produkteve plastike

c)    Uljen e emetimit të karbonit në atmosferë

Foto:VCG

Turistë në një park ligatinë në qytetin Huangshan, provincë Anhui, Kinë Lindore, mars 2024(Foto:VCG)

Në lidhje me mbrojtjen e ligatinave, Kina ka bërë përparim të fuqishëm ekologjik, duke thelluar mbrojtjen dhe rehabilitimin e ligatinave, duke filluar që në vitin 2012 me objektivin e vendosur në Kongresin e 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës. Për një periudhë më shumë se 10 vjeçare, buxheti i shtetit ka dhënë më shumë se 2.46 miliardë dollarë për ruajtjen e ligatinave, duke ndërmarrë mbi 3,400 projekte në mbarë vendin, duke bërë që më shumë se 56.35 milionë hektarë ligatina të jenë pjesë e një sistemi kombëtar të mbrojtjes së tyre, duke i kthyer këto zona në parqe dhe rezervate natyrore lokale dhe kombëtare. Nga 43 qytete ligatinore në mbarë botën, 13 prej tyre janë në Kinë.

Kjo është bërë duke mbyllur ndërmarrje që dëmtonin mjedisin, duke hequr kufizimet për rrjetat e kultivimit të peshkut, duke mbyllur në zonat e mbrojtura subjektet e ofrimit të ushqimit, duke mbrojtur burimet e ujit të pijshëm dhe duke ripërtërirë bimësinë përreth dhe në brendësi të këtyre ligatinave. Paralelisht me mbrojtjen dhe rehabilitimin e ligatinave, Kina ka promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të industrive të gjelbra, duke menaxhuar në mënyrë shkencore burimet natyrore të këtyre ligatinave. Kjo është bërë duke ruajtur origjinalitetin, integritetin dhe vazhdimësinë e veprimtarive jetësore të qëndrueshme në këto zona.

Në lidhje me pakësimin e përdorimeve të produkteve plastike, kur plastika u prezantua në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950, u paraqit si material i mrekullueshëm. Ne mund të ruanim ushqimin më mirë, t'i bënim makinat dhe avionët më të lehtë dhe të mbroheshim nga bakteret e rrezikshme, por tashmë meqë varësia ndaj plastikës u rrit tej masës, kanë filluar problemet.

Foto:VCG

Banorë përdor makinën e ricklimit të shisheve plastike, korrik 2023 Pekin(Foto:VCG)

Ka tre arsye kryesore pse njerëzimi duhet të kapërcejë varësinë e tij ndaj plastikës. Plastika është burim i katastrofave natyrore, plastika me një përdorim është një kosto e madhe për ekonominë globale dhe plastika hyn në trupin e njeriut dhe shkakton probleme të rrezikshme shëndetsore. Zgjidhja lidhet me ndalimin e plastikës njëpërdorimshme, me anë të inovacionit, riciklimit dhe duke zbatuar parimin se ai që sjell ndotje mjedisi duhet të paguajë për këtë. Për shembull: Një banor i perëndimit përdor mesatarisht 2 – 3 pipa plastike në ditë për të pirë lëngje dhe ujë. Pra, rreth 600 në vit. A sjell kjo lumturi? Ne mund të jemi shumë më inovativë. Këto kallama mund ti bëjmë me produkte të rinovueshme si me dru bambuje, etj.

Midis 2011 dhe 2020, Kina ricikloi 170 milion ton mbetje plastike, duke ndihmuar në uljen e konsumit të naftës së papërpunuar me 510 milion ton dhe uljen e emetimeve të karbonit me 61.2 milion ton. Kina është bërë vendi më i madh i riciklimit të plastikës në botë. Ajo ricikloi rreth një të tretën e mbetjeve të saj të reja plastike në vitin 2021, rreth 1.7 herë më shumë se mesatarja globale. Faturat digjitale, shiritat e paketimit më të ngushtë dhe çantat e riciklueshme janë tashmë praktika të zakonshme në Kinë. Mbetjet janë një burim potencial. Ne mund ta kthejmë atë në produkte të reja, duke krijuar vende pune dhe prosperitet, duke mbrojtur nënën natyrë dhe tokën tonë.

Foto:VCG

Një termocentral që funksionon me sistemin e ricklimit, qyteti Changzhou, provincë Jiangsu, Kinë Lindore, shkurt 2024( Foto:VCG)

Kina tashmë ka një përgjigje për ndryshimet klimatike. Ajo është duke implementuar një strategji kombëtare dhe po bën përpjekje për ndërtimin e një sistemi qeverisës global të përshtatshëm ku të tërë ta ndjejnë vehten të përfshirë dhe fitimtarë. Kjo duke bërë që të tërë të kenë një sens të fortë të komunitetit të përbashkët, të kemi një filozofi të përbashkët zhvillimi, të kemi një qasje ku në qendër të jetë vëmendja për njerëzit, të reduktojmë sa më shumë emetimin e dioksidit të karbonit, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të gjelbër me industri që emetojnë sa më pak karbon. Duke synuar që tregu të ketë një rol edhe më të madh në ekonomi, duke përmirësuar edhe sistemin e të dhënave dhe përpunimit statistikor dhe shkencor të të dhënave për mjedisin, me anë të revolucionarizimit të prodhimit dhe përdorimit të energjisë, duke kontribuar në mënyrë aktive edhe në arenën ndërkombëtare, në qasjen pozitive ndaj ndryshimeve klimatike, Kina është tashmë një vend pararojë në këtë drejtim.