Policia kineze nis fushatën kundër pijeve alkoolike të falsifikuara
2024-04-20 12:11:11

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Ministria e Sigurisë Publike në Kinë ka nisur një fushatë për të luftuar aktivitetet kriminale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e pijeve alkoolike të falsifikuara, që maskohet si mallra të furnizuara posaçërisht për institucionet.

Ky operacion synon të frenojë prodhimin dhe shitjen e paligjshme të këtyre produkteve të falsifikuara, duke mbrojtur reputacionin e institucioneve dhe duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të konsumatorëve, shkruan “Xinhua”.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë vendin do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në çdo fazë të tregtisë së pijeve alkoolike të falsifikuara, nga prodhimi te shitja, transporti dhe ruajtja, duke prishur kështu rrjetin kriminal.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet goditjes së shkeljeve që lidhen me prodhimin dhe shitjen e materialeve të paketimit të pijeve alkoolike të falsifikuara dhe çmontimin e operacioneve të paligjshme të përfshira në shtypjen e paautorizuar të markave tregtare dhe logove që i përkasin institucionet.

Për më tepër, ministria thekson nevojën për të forcuar kontrollet internet, si platformat e tregtisë elektronike, kanalet e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe platformat e mediave sociale, për të mbledhur të dhëna që çojnë në shkelje të tilla.

Zyra e Hetimit të Krimit mbi Ushqimin dhe Drogën e ministrisë është zotuar të godasë aktivitetet kriminale dhe të ndëshkojë me vendosmëri shkelësit në përputhje me ligjin.