Suficiti tregtar i mallrave dhe shërbimeve në tremujorin e parë të Kinës tejkalon 60 miliardë dollarë
2024-04-20 14:57:03

foto: VCG

foto: VCG

Teprica e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve të Kinës arriti në mbi 60 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin e parë të këtij viti, një nivel relativisht i lartë për të njëjtën periudhë në histori, treguan të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

I mbështetur nga suficiti i tregtisë në mallra dhe shërbime, suficiti i llogarisë korente të Kinës mbeti brenda një intervali të arsyeshëm dhe të balancuar në periudhën janar-mars, deklaroi në një konferencë për shtyp Wang Chunying, zëvendësdrejtor dhe zëdhënës i Administratës Shtetërore të Këmbimit të Jashtëm.

foto: VCG

foto: VCG

“Llogaria rrjedhëse e Kinës ka themelet dhe kushtet për të mbajtur një shkallë të caktuar suficiti të arsyeshëm”,- tha Wang, duke përmendur efektet e një niveli të lartë të suficitit tregtar të mallrave dhe strukturën e optimizuar të tregtisë së shërbimeve të Kinës.

Sipas tij, eksportet e Kinës do të mbështeten nga nxitësit e rinj të rritjes, siç janë produktet e prodhimit të nivelit të lartë, automjetet me energji të re dhe mënyra të reja biznesi si tregtia elektronike ndërkufitare. Ai theksoi se kërkesa e jashtme për rritjen e inventareve do të nxisë më tej eksportet e shumë produkteve kineze.

foto: VCG

foto: VCG

Wang theksoi gjithashtu rolin e udhëtimit në promovimin e tregtisë së shërbimeve të Kinës, pasi udhëtimet ndërkufitare të banorëve kinezë po rikuperohen gradualisht dhe më shumë të huaj po udhëtojnë në Kinë të nxitur nga politikat e lehtësimit të vizave dhe shërbimet më të përshtatshme të pagesave.