Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj përmbytjeve në rajonet jugore
2024-04-20 12:04:29

foto: VCG

foto: VCG

Ministria e Burimeve Ujore e Kinës aktivizoi të premten një përgjigje emergjente të nivelit IV për kontrollin dhe parandalimin e përmbytjeve në pesë rajone jugore të nivelit provincial, shkruan “Xinhua”.

Ministria bëri të ditur se përgjigjja emergjente u dha për provincat Fujian, Jiangxi, Hunan, Guangdong dhe Guangxi dhe ekipet e punës janë dërguar për të ndihmuar qeveritë lokale në punën e kontrollit të përmbytjeve.

Nga data 19 deri më 22 prill, në pjesë të ndryshme të Kinës jugore pritet të ketë reshje të dendura shiu, ku disa prej zonave do të përjetojnë stuhi shiu, sipas parashikimeve të ministrisë.

foto: VCG

foto: VCG

Të prekur nga shirat e dendur, disa lumenj në pellgun e lumit Yangtze dhe pellgun e lumit Pearl ka të ngjarë të shohin një rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit. Në disa degë në zonat e goditura rëndë nga shirat mund të ketë edhe përmbytje.

Ministria kërkoi nga Departamentet e Burimeve Ujore në pesë rajonet e nivelit provincial dhe organet përkatëse qeveritare që të monitorojnë nga afër ndryshimet e kushteve të ujit, të përmirësojnë paralajmërimin e hershëm dhe të promovojnë punën për parandalimin e përmbytjeve për rezervuarët dhe lumenjtë.