Trupa e Baletit Kombëtar të Kinës do të performojë në stadiumin holandez
2024-04-19 15:03:03

Foto:VCG

Baleti Kombëtar i Kinës (NBC) pritet të magjepsë audiencën holandeze në provincën veriore Friesland këtë qershor, në një shfaqje treditore.

Sipas seksionit kulturor të Ambasadës Kineze në Holandë, po zhvillohen përgatitjet për të siguruar që ky spektakël baleti të bëhet një pikë kryesore e shkëmbimit kulturor kino-holandez, shkruan “Xinhua”.

Ngjarja, e planifikuar për 6-8 qershor, premton të jetë një shkrirje e vallëzimit, ndriçimit, zërit, si dhe një udhëtim kulinarie që ndërthur shijet kineze dhe holandeze.

Eventi do të mbahet në stadiumin ikonik “Abe Lenstra” në Heerenveen.

Foto:VCG

Foto:VCG

Baleti Kombëtar i Kinës pritet të dërgojë një ekip prej mbi 60 kërcimtarësh, duke përfshirë disa interpretues kryesorë, për të performuar në qytetin verior holandez.

Për t'u siguruar që ngjarja të shkojë pa probleme, një ekip prej tre ekspertësh teknikë janë dërguar në Holandë për koordinim teknik me autoritetet lokale. “Do të jetë një ngjarje që ndodh një herë në jetë”,- deklaroi Jan van Erve, një nga organizatorët holandezë të eventit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas tij, baleti kinez i frymëzuar nga mitet klasike kineze është një mësim jetësor që do t'i ofrojë audiencës holandeze një përvojë të freskët kulturore.  (Irma)