"Mbikapaciteti" i industrisë së energjisë së re të Kinës është një pohim i rremë
2024-04-19 15:52:46

Teoria e "mbikapacitetit" të industrisë së energjisë së re të Kinës, e bërë kohët e fundit nga sekretarja amerikane e Thesarit Jenet Yellen, ngre pyetje nga shumë palë. Agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg, komentoi se pengimi i eksportit të produkteve me energji të re të Kinës, nëpërmjet masave të proteksionizmit, shkel parimet e ekonomisë, dhe do të ushtrojë ndikim negativ mbi përballimin global të ndryshimit klimatik dhe zhvillimin e gjelbër.

Industria e energjisë së re e Kinës, fitoi epersinë konkurruese nëpërmjet teknologjisë së përparuar dhe zinxhirit të plotë industrial. Kjo është një zgjedhje e arsyeshme nën rregullat e tregut. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon se deri në vitin 2030, kërkesa globale për automjete me energji të re, do të arrijë në 45 milionë, 4.5 herë më e lartë se viti 2022. Kërkesa globale për kapacitetin e ri të instaluar fotovoltaik, do të arrijë në 820 gigavatë, rreth 4 herë më e lartë se viti 2022. Kjo tregon se që tani industria globale e energjisë së re, nuk mund të plotësojë kërkesën e tregut, dhe i ashtuquajturi "Mbikapacitet" i industrisë së energjisë së re të Kinës, është një pohim i rremë. (Fani)