Kina rinovon alarmin blu për stuhi shiu
2024-04-19 14:51:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës rinovoi të enjten një alarm blu për stuhi shiu, pasi shira të dendur priten të godasin disa pjesë të vendit deri sot pasdite, shkruan “Xinhua”.

Sipas qendrës, reshje të dendura shiu parashikohen në pjesë të Guizhou, Hunan, Jiangxi, Fujian, Guangxi, Guangdong, Ningxia dhe Shaanxi, që mund të arrijnë deri në 50 milimetra në orë.

Pushtetit vendor i është kërkuar që të bëjë përgatitjet e duhura dhe të përmbushë përgjegjësitë në përputhje me rrethanat.

Shkollave dhe kopshteve u është kërkuar të garantojnë sigurinë e nxënësve dhe fëmijëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë këshilluar që të kenë kujdes për shkak të bllokimit të mundshëm të rrugëve dhe bllokimit të trafikut.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)