Parqet e zonave arkeologjike në Kinë regjistruan rritje të fortë të të ardhurave
2024-04-19 14:44:29

Një raport mbi 55 parqet e vendeve arkeologjike në Kinë për vitin 2023 tregon për rritje të fuqishme si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në të ardhurat.

Foto:VCG

Foto:VCG

Raporti u publikua nga Li Li, nënkryetar i Akademisë Kineze të Trashëgimisë Kulturore, gjatë një konference në vendin e relikteve Lingjiatan në qytetin Ma'anshan në provincën Anhui të Kinës lindore.

Sipas raportit, cituar nga “Xinhua”, të ardhurat vjetore të 55 parqeve në vend arritën afërsisht në 4.48 miliardë juanë (rreth 630.8 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2023, një rritje prej 1.18 miliardë juanë, nga të cilat të ardhurat e biletave u rritën me rreth pesë herë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i përgjithshëm i turistëve i ka kaluar 67 milionë, një rritje prej 135 për qind, sipas raportit.

Kërkesa për konsum për produkte kulturore dhe ture kërkimore arkeologjike është rritur ndjeshëm dhe numri i pjesëmarrësve në aktivitetet akademike dhe sociale ka arritur një nivel të ri, thuhet në raport.

Foto:VCG

Foto:VCG

Parqet kombëtare të zonave arkeologjike janë shfaqur si qendra të rëndësishme për mbrojtjen, promovimin dhe përdorimin e trashëgimisë kulturore, tha Xin Lujiang, zëvendësdrejtor i Departamentit të Arkeologjisë të Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. (Irma)