Wang Yi: Nuk ka asnjë përjashtim ose privilegj për ShBA-në në zbatimin e ligjit ndërkombëtar
2024-04-18 20:03:29

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh se nuk ka asnjë përjashtim ose privilegj për ShBA-në në zbatimin e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Wang i tha këto në një konferencë të përbashkët për shtypin pas takimit me homologen e vet indoneziane Retno Marsudi në Xhakartë.

Kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje se ShBA-ja deklaroi që rezoluta nr. 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rezoluta e parë e këtij këshilli që kërkon armëpushim në Gazë pas shpërthimit të konfliktit në tetor të vitit të kaluar, është "jodetyruese". Sipas Wang Yi, kjo shfaq edhe një herë mendësinë e hegjemonisë të ShBA-së.

Kryediplomati kinez theksoi që çdo vend anëtar i OKB-së e di mirë se rezolutat e miratuara nga Këshilli i Sigurimit sipas Kartës së OKB-së janë të detyrueshme dhe të gjitha vendet janë të detyruara t'u përmbahen atyre. Ky është një premtim serioz i bërë nga të gjitha vendet kur anëtarësohen në OKB.

"Si thelbi i mekanizmit të sigurisë kolektive botërore, Këshilli i Sigurimit nuk duhet të manipulohet nga pak vende për qëllime gjeopolitike dhe nuk duhet të jetë një skenë për kërkimin e hegjemonisë ose ndjekjen e politikës së forcës," tha Wang Yi. (Fani)