Kina nxit Filipinet të mos shfaqin muskujt në Detin e Kinës Jugore
2024-04-18 16:50:51

Foto nga MPJ

Ministria e Jashtme e Kinës u bëri thirrje Filipineve të mërkurën, që të përmbahen nga “demonstrimi i muskujve” me vendet jashtë rajonit, për provokime që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të kërcënojnë qëndrueshmërinë e Detit të Kinës Jugore.

Lin Jian, Zëdhënësi i Ministrisë, komentoi në përgjigje të pyetjeve, lidhur me një stërvitje ushtarake të planifikuar Filipine-ShBA në javën e ardhshme, në një konferencë shtypi të organizuar në Pekin.

“Pala filipinase duhet të jetë qartësisht e vetëdijshme se përdorimi i një vendi jashtë rajonit për të demonstruar muskuj dhe provokuar konfrontim në Detin e Kinës Jugore, vetëm do të përshkallëzojnë tensionet dhe do të kërcënojë stabilitetin rajonal”, tha Lin.

Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e saj territorial, të drejtat dhe interesat detare,si dhe për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore, tha ai. (Zhang Yan/Elona)