Kryeministri kinez kërkon nivel të ri marrëdhëniesh dypalëshe
2024-04-18 11:46:48

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang mbajti bisedime me Kancelarin Federal të Gjermanisë Olaf Scholz në Pekin të martën. Ai bërë thirrje për një nivel të ri marrëdhëniesh dypalëshe, me kuptim të zgjeruar të ndërsjelltë dhe rezultate fituese, nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 10 vjetorin e partneritetit strategjik Kinë-Gjermani, Li tha se Kina është gati të punojë me Gjermaninë, për të përmirësuar dialogun e ndërsjelltë dhe për të arritur rezultate fituese, nëpërmjet bashkëpunimit.

Li u bëri thirrje të dy palëve, ti japin rëndësi rolit të këshillimit ndërqeveritar dhe mekanizmave të tjera, të krijojnë pika të reja rritjeje të tilla si makinat e reja të energjisë, ekonomia dixhitale, inteligjenca artificiale dhe zhvillimi i gjelbër. Gjithashtu të bëjnë përpjekje për të mbështetur shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushat lokale, kulturore, sportive, rinore, arsimore, kërkimin shkencor dhe fusha të tjera.

Kina është e vendosur të hapet më tej. Është e gatshme të importojë më shumë prodhime gjermane, tha kryeministri, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të optimizojë mjedisin e biznesit për kompanitë gjermane, për të investuar dhe bërë biznes në Kinë.

Kina shpreson se pala gjermane do të lehtësojë kufizimet mbi eksportet e teknologjisë së lartë dhe do të marrë masa për të siguruar një mjedis biynesi të drejtë, transparent dhe jo diskriminues, për ndërmarrjet kineze në Gjermani, shtoi ai. 

Në çështjen e kapacitetit të prodhimit, Li theksoi se duhet të fillojë nga ligjet ekonomike. Të shihet objektivisht dhe dialektikisht nga pikëpamje globale e tregut.

Nga pikëpamja e tregut, sasia e kapacitetit të prodhimit përcaktohet nga marrëdhënia ofertë - kërkesë. Prodhimi më i madh se kërkesa, është favorizues për konkurrencën e plotë të tregut, dhe nxitjen e mbijetesës së më të fortëve në treg, tha Li. 

Nga perspektiva globale, kapaciteti i prodhimit i vendeve të ndryshme, përcaktohet nga avantazhet e tyre krahasuese. Nëse vendet forcojnë bashkëpunimin, ata mund të arrijnë zhvillim të përbashkët, shtoi ai.

Industria e energjisë së re kineze ka fituar avantazhe falë vetëpërmirësimit dhe konkurrencës së tregut, në vend të subvencioneve qeveritare, tha Li, duke shtuar se kapaciteti i prodhimit të cilësisë së lartë, që industria kineze vazhdon të ofrojë, do të jetë kontribut i rëndësishme në zhvillimin e gjelbër botëror. 

Kina është gati të punojë me Gjermaninë dhe BE, për të ruajtur konkurrencën e drejtë dhe bashkëpunimin e hapur, tha Kryeministri. Ai shprehu besim se BE do të mbështesë parimet e orientuara ndaj tregut, dhe do të përdorë me kujdes parimet e tregtisë.

Duke vënë në dukje se Kina është një partner i rëndësishëm i Gjermanisë, Scholz tha se janë të gatshëm të punojnë me Kinën për forcimin e dialogun dhe komunikimin në të gjitha nivelet, për thellimin e bashkëpunimin në financa, bujqësi, transformimin e gjelbër dhe energjinë e përtëritshme, në nxitjen  shkëmbimeve kulturore, arsimore, sportive dhe njerëzore, për tu përballur së bashku me ndryshimet klimatike dhe sfida të tjera globale.

Scholz tha se Gjermania vlerëson politikën e hyrjes në Kinë pa viza, dhe është e gatshme ta bëjë më të përshtatshme për shtetasit kinezë që të vizitojnë Gjermaninë.

Ai tha se Gjermania është kundër "ndarjes" dhe proteksionizmit tregtar. Eshtë e gatshme të punojë me Kinën për të krijuar një fushë të barabartë dhe për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh. 

Pas bisedimeve, Li dhe Scholz ndoqën së bashku një takim të Komitetit Këshillues Ekonomik Kinë-Gjermani. (Elona)