Li Qiang uron Bjarni Benediktsson për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Islandës
2024-04-18 15:53:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të hënën, Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi Bjarni Benediktsson, për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Islandës.

Li Qiang u shpreh në mesazh se marrëdhëniet mes Kinës e Islandës kanë patur një prirje të mirë zhvillimi, bashkëpunimi dypalësh në fushën e zhvillimit të gjelbër, të energjisë gjeotermale, të turizmit etj. po zhvillohet me qëndrueshmëri.

"Dëshiroj të punoj sëbashku me ju, për të thelluar bashkëpunimin Kinë-Islandë në fushat ekonomike, tregtare, të investimeve, të zhvillimit të gjelbër, të përballimit të ndryshimit të klimës etj., duke u sjellë sa më shumë përfitime për të dy popujt," tha Li Qiang në mesazhin e tij. (Fani)