Marina e Kinës do të hapë kazermat për publikun për të shënuar përvjetorin e themelimit
2024-04-18 14:15:17

Foto nga VCG

Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze do të mbajë aktivitete të  hapura në disa qytete bregdetare, përfshirë Qingdao, për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të saj, bën të ditur “Xinhua”.

Nga 20 deri më 24 prill, publiku në Qingdao do të jetë në gjendje të vizitojë shkatërruesit e raketave Guiyang, Shijiazhuang dhe Kaifeng, fregatën raketore Handan, anijen e furnizimit Kekexilihu dhe anijen e shpëtimit Hongzehu.

Vizitorët do të kenë gjithashtu mundësinë të ndërveprojnë me anëtarët e Marinës.

Shumica e anijeve kanë qenë të përfshira në misione të mëdha, si misioni i shoqërimit në Gjirin e Adenit dhe ushtrimet e përbashkëta.

Përveç Qingdao, Marina njoftoi se do të organizojë aktivitete të njëkohshme në kazermat e saj në qytete të tjera. (Elona)