Kina do të presë forumin e parë të bashkëpunimit hapësinor me Amerikën Latine dhe Karaibet
2024-04-18 13:16:00

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina do të presë Forumin e parë të Bashkëpunimit me Amerikën Latine dhe Karaibet, javën e ardhshme në Wuhan, në provincën Hubei, njoftoi të mërkurën Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA), citon “China Daily”.

Forumi dyditor, i bashkorganizuar nga CNSA-ja, Ministria e Jashtme dhe qeveria provinciale Hubei, do të nisë më 24 prill, Ditën e Hapësirës së Kinës.

Lyu Bo, zyrtar i CNSA-së, deklaroi në një konferencë shtypi se eventi do të ketë një ceremoni hapjeje, një forum kryesor dhe katër simpoziume.

Foto:VCG

Foto:VCG

Forumi kryesor do të fokusohet në ndikimin e bashkëpunimit hapësinor në zhvillimin socio-ekonomik. Katër simpoziumet do të mbulojnë tema duke përfshirë eksplorimin e hapësirës së thellë, shkencën e hapësirës dhe nxitjen e rritjes së nxitur nga inovacioni brenda zinxhirit të industrisë hapësinore, tha Lyu.

Rreth 100 përfaqësues nga 26 vende të Amerikës Latine dhe Karaibeve, së bashku me tetë organizata ndërkombëtare, pritet të marrin pjesë në forum.

Lyu tha se ky event synon të promovojë bashkëpunimin hapësinor midis Kinës dhe këtyre rajoneve, të mbështesë zhvillimin e hapësirës ajrore në Amerikën Latine dhe Karaibe, të thellojë miqësinë midis Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për Kinën dhe rajonin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Forumi do të përkojë me një sërë aktivitetesh të planifikuara në Wuhan javën e ardhshme për të festuar Ditën e Hapësirës të Kinës. (Elona)