Kina jep mbi 200 miliardë juanë nga buxheti qendror për investime
2024-04-18 11:07:11

Foto nga VCG

Më shumë se 200 miliardë juanë (rreth 28.16 miliardë dollarë amerikanë) fonde të buxhetit qendror janë dhënë për të zgjeruar investimet efektive deri tani këtë vit.

Fondet e dedikuara përbënin më shumë se 30 për qind të shumës së planifikuar vjetore, tha në një konferencë shtypi Liu Sushe, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, duke shtuar se komisioni do të përshpejtojë shpërndarjen e fondeve përkatëse, do të forcojë mbikëqyrjen e projektit dhe do të përmirësojë efikasitetin e përdorimit të fondeve të buxhetit qendror, bën të ditur “Xinhua”.

Një total prej 700 miliardë juanësh do të caktohen nga buxheti i qeverisë qendrore për investime këtë vit, sipas raportit të punës së qeverisë.

Përveç fondeve të buxhetit qendror, Kina planifikon gjithashtu të emetojë 3.9 trilionë juanë obligacione për qëllime të veçanta për qeveritë lokale, një rritje prej 100 miliardë juanë krahasuar me vitin e kaluar.

Komisioni ka përfunduar përzgjedhjen paraprake të projekteve të obligacioneve për qëllime të veçanta të qeverisjes vendore, tha Liu. (Elona)