Kina publikon planin e veprimit për të rritur ofertën për talentet digjitalë
2024-04-18 11:40:11

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina planifikon të rrisë ofertën për talentet digjitalë për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë së saj digjitale me rritje të shpejtë deri në vitin 2026, sipas një plani veprimi të publikuar bashkërisht të mërkurën nga nëntë departamente, përfshirë Ministrinë e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, shkruan “China Daily”.

Sipas planit, do të ofrohet mbështetje për të ndihmuar talentet digjitalë të jenë më novatorë dhe të rritet numri i talenteve digjitalë me cilësi të lartë në tre vjet.

Në plan theksohet se do të ofrohen trajnime për teknikët digjitalë në sektorët e rinj të të dhënave të mëdha, inteligjencës artificiale, prodhimit inteligjent, qarkut të integruar dhe sigurisë së të dhënave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas planit, do të bëhen më shumë përpjekje për të ndihmuar punëtorët në ndërmarrjet që i nënshtrohen transformimeve digjitalë të zotërojnë aftësi të reja. Trajnimi i synuar do t'u ofrohet punëtorëve në industri të ndryshme, në mënyrë që ata të mund të bëhen ekspertë në teknologjitë industriale dhe digjitalë. Gjithashtu, talentet digjitalë që kanë studiuar jashtë inkurajohen të kthehen në atdhe dhe të fillojnë biznese të reja, veçanërisht në sektorët e inteligjencës artificiale, teknologjisë së informacionit, prodhimit inteligjent dhe tregtisë elektronike. Ndërsa, talentet digjitalë vendase mund të marrin trajnime jashtë shtetit, thuhet në plan.

Kina ka një nga ekonomitë digjitalë me rritjen më të shpejtë në botë, e cila tani renditet e dyta në botë për sa i përket shkallës së përgjithshme. Megjithatë, ka ende pengesa në procesin e zhvillimit të saj, duke përfshirë mungesën e talenteve digjitalë. (Elona)