Sektori i aviacionit civil të Kinës shënon shifra rekord të tremujorit të parë
2024-04-18 11:36:40

Foto:VCG

Foto:VCG

Tregu i aviacionit civil të Kinës ka shënuar shifra rekord tremujore në vëllimin e transportit të pasagjerëve dhe ngarkesave, bëri të ditur Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Të dhënat e publikuara nga agjencia qeveritare treguan se në tremujorin e parë të këtij viti, udhëtimet e pasagjerëve arritën në rreth 180 milionë, me një rritje 37 për qind me bazë vjetore dhe 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, bën të ditur “Xinhua”.

Transporti i mallrave gjatë së njëjtës periudhë arriti në 2.01 milionë tonë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Në mars, udhëtimet e pasagjerëve arritën në 54.73 milionë, 25.7 për qind më shumë nga një vit më parë. Të dhënat treguan se transporti i mallrave arriti në 708.000 tonë, me një rritje prej 28.2 për qind. (Elona)