Jiangsu nisi avionin e parë me ngarkesë të plotë për në Amerikën Latine
2024-04-17 14:14:26

Një avion i ngarkuar me 54.6 tonë mallra të tregtisë elektronike ndërkufitare u nis të martën nga qyteti Wuxi në provincën Jiangsu të Kinës lindore, me destinacion Qytetin e Meksikës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kjo shënon nisjen e rrugës së parë të drejtpërdrejtë ajrore të të gjitha ngarkesave që lidh Jiangsu me Amerikën Latine, shkruan “Xinhua”.

Shërbimi operohet nga “MasAir” dhe do të funksionojë tre herë në javë, të martën, të enjten dhe të dielën.

Në këtë kohë, ngarkesat e eksportuara përmes rrugës do të përbëhen kryesisht nga mallra të tregtisë elektronike ndërkufitare dhe mallrat e importuara do të përbëhen kryesisht nga pjesë automobilistike.

Ky itinerar ajror do të injektojë vitalitet të ri në zhvillimin e tregtisë elektronike ndërkufitare të Wuxi, si dhe në të gjithë rajonin e deltës së lumit Yangtze, deklaroi zyrtari i Doganës Wuxi, Li Yufeng. (Elona)