CMG-ja: Mendimet unanime Kinë-Gjermani i japin përgjigje “zhurmës perëndimore”
2024-04-17 20:55:10

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kancelari gjerman Olaf Scholz përfundoi vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Kinë. Gjatë tre ditëve, ai vizitoi tre qytete kineze i shoqëruar prej tre ministrave të kabinetit dhe krerëve të sipërmarrjeve gjermane si “Siemens”, BMW, “Mercedes-Benz”etj. Turneu i tij në Kinë tërhoqi vëmendjen e gjerë të medies perëndimore.

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me kancelarin Olaf Scholz. Dy udhëheqësit shkëmbyen thellësisht mendime për marrëdhëniet kino-gjermane dhe probleme të nxehta ndërkombëtare e rajonale. Xi Jinping-u u shpreh se midis Kinës e Gjermanisë nuk ka mosmarrëveshje themelore interesash dhe të dy palët nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë e njëra-tjetrës. Bashkëpunimi Kinë-Gjermani nuk përbën “rrezik”, por sjell siguri për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe është mundësi për të ardhmen. Ndërsa Scholz shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve me Kinën dhe për thellimin e dialogut e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Dy palët u shprehën gjithashtu se e përkrahin tregtinë e lirë dhe globalizimin ekonomik dhe dëshirojnë të përballojnë së bashku sfidat globale, për të mbrojtur paqen e qëndrueshmërinë botërore.

Këto mesazhe tregojnë se Kina e Gjermania kanë qëndrime të përafërta në shumë çështje dhe të dy palët mund të bashkëpunojnë për të siguruar qëndrueshmërinë e botës.

Si ekonomia e dytë dhe ekonomia e tretë më e madhe në botë, zinxhirët industrialë e furnizues të Kinës e Gjermanisë janë të lidhur thellësisht me njëri-tjetrin dhe tregjet e të dy vendeve janë të ndërvarura. Tani mbi 5000 sipërmarrje gjermane po operojnë në Kinë. Sipas statistikave të bankës qendrore të Gjermanisë, vitin e kaluar investimet gjermane në Kinë u shtuan 4.3 % në krahasim me vitin 2022, duke arritur një vëllim 11.9 miliardë euro e duke shënuar rekord të ri historik. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, vëllimi i tregtisë dypalëshe mes Kinës e Gjermanisë arriti në 253.1 miliardë euro dhe Kina është partnerja më e madhe tregtare globale e Gjermanisë për tetë vjet me radhë.

   Megjithëse disa persona në Perëndim përhapin thënie si “shkëputja nga Kina”, “çrrezikimi” etj., shumë sipërmarrje gjermane ende kanë besim të plotë te tregu kinez. Siç bëhet e ditur nga raporti mbi besimin tregtar i hartuar nga Dhoma Gjermane e Tregtisë në Kinë në fillim të këtij viti, mbi 90 % e sipërmarrjeve gjermane që morën pjesë sondazh u shprehën se do të vazhdojnë biznesin e tyre në Kinë dhe 54% prej tyre planifikojnë të shtojnë investimet në Kinë. Njëkohësisht, qarqet automobilistike gjermane shprehën kundërshtimin e tyre për hetimin antisubvencion të nisur nga BE-ja ndaj automjeteve elektrike kineze.

Bashkëpunimi kino-gjerman është në favor të të dy palëve dhe të botës. Ai do të japë kontribut edhe për promovimin e bashkëpunimit kino-evropian, duke nxitur paqen e zhvillimin botëror. (Fani)