Përqindja e qytetarëve kinezë me njohuri shkencore, 14.14% në vitin 2023
2024-04-17 10:48:19

Foto nga VCG

Përqindja e qytetarëve kinezë me njohuri shkencore arriti në 14.14 për qind në vitin 2023, sipas një sondazhi të publikuar të martën nga Shoqata Kineze për Shkencë dhe Teknologji, cituar nga “Xinhua”.

I udhëhequr nga Instituti i Kërkimeve Kineze për Popullarizimin e Shkencës, sondazhi i 13-të tregoi se proporcioni u rrit 1.21 pikë përqindje nga ai i vitit 2022.

“Kjo tregon se Kina ka bërë një hap të madh nga niveli relativisht i ulët në një nivel mesatar të njohurive shkencore të qytetarëve, duke hedhur një themel të fortë të burimeve njerëzore të teknologjisë shkencore që Kina të bëhet një vend kryesor i orientuar nga inovacioni”,- tha Wang Ting, drejtor i institutit.

Në vitin 2010, proporcioni ishte vetëm 3.27 për qind. Në vitin 2020, ai u rrit në 10.56 për qind. Ai shtoi se gjithnjë e më shumë qytetarë kinezë i kanë kushtuar vëmendje shkencës, kanë mësuar rreth shkencës dhe kanë marrë pjesë në aktivitete inovative të teknologjisë shkencore.

Këshilli i Shtetit në Kinë nxori në vitin 2021 një plan veprimi për marrjen e njohurive shkencore (2021-2035), që parashkon kalimin në 15 për qind deri në vitin 2025. (Elona)