Pekini nis sezonin vjetor të leximit
2024-04-17 13:09:33

Qyteti i Pekinit nisi sezonin e 14-të të leximit, me gati 300 aktivitete të planifikuara gjatë disa muajve për të ndezur entuziazmin e banorëve për lexim, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në ceremoninë e prezantimit, 23 lloje librash u vlerësuan "Librat e Vitit" për vitin 2023. Në event u mbajtën edhe aktivitete me përvojë interaktive.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë sezonit të leximit të këtij viti, kryeqyteti kinez do të organizojë aktivitete të ndryshme, duke përfshirë një treg librash të përdorur, një festival leximi për adoleshentët dhe kabinat e leximit në komunitet. (Elona)