Organizata kineze nxit riciklimin e burimeve të rinovueshme
2024-04-17 13:06:22

Federata Gjithë Kineze e Kooperativave të Furnizimit dhe Marketingut, një organizatë ekonomike kombëtare e dedikuar për zhvillimin e rajoneve rurale, bëri të ditur se do të përshpejtojë ndërtimin e një rrjeti kombëtar për riciklimin efikas të burimeve të rinovueshme, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Organizata njoftoi përmes një deklarate se kërkon të ndërtojë më shumë vende riciklimi që i përshtaten kushteve lokale, të ndërtojë baza fabrikash të përpunimit të thellë për asgjësimin e burimeve të rinovueshme dhe të eksplorojë biznese të reja përmes riciklimit dhe asgjësimit të tre kategorive kryesore të produkteve, duke përfshirë automjetet me energji të re, bateritë litium-jon dhe panelet diellore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë, organizata do të promovojë gjithashtu rinovimin në shkallë të gjerë të pajisjeve, si dhe tregtimin e mallrave të konsumit, me synimin për të përmirësuar konsumin e banorëve, thuhet në deklaratë.

Aktualisht, organizata ka mbi 800 ndërmarrje në pronësi të lidhura me burimet e rinovueshme, si dhe 35.000 vende riciklimi në të gjithë vendin.

Në vitin 2024, organizata synon të rinovojë dhe ndërtojë gjithsej 1000 vende të standardizuara riciklimi. (Elona)