Kina do të rrisë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2024-04-17 14:24:51

Foto nga VCG

Kina do të rrisë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, duke nisur nga e mërkura, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, citon “Xinhua”.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten përkatësisht me 200 juanë (rreth 28,16 dollarë amerikanë) dhe 195 juanë për ton, njoftoi në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve të Kinës, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës së papërpunuar.

Tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës dhe rafineritë e naftës synojnë të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme, sipas komisionit. (Elona)