CMG-ja:Kuptohet gjendja e vërtetë e ekonomisë kineze
2024-04-17 18:18:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit, që po zhvillohet në Hainan të Kinës, ka tërhequr mbi 4000 marka nga 71 vende e rajone globale. Ekspozita ka shfaqur vitalitetin e ekonomisë kineze. Këtë e dëshmojnë të dhënat ekonomike të publikuara të martën nga qeveria kineze. Në tremujorin e parë të vitit, PBB-ja kineze u rrit 5.3% në krahasim me vitin e shkuar. Mediat e huaja u shprehën se kjo rritje i ka tejkaluar parashikimet.

Kancelari gjerman Olaf Scholz sapo mbylli vizitën e tij zyrtare në Kinë. Media e Hong-Kongut citoi pikëpamjen e një eksperti se vizita e Scholzit në Kinë tregon që Gjermania dhe BE duan ta njohin gjendjen e vërtetë të ekonomisë kineze. Të dhënat ekonomike kineze në tremujorin e parë, u kanë dhënë përgjigje atyre.

Së pari, konsumi është ende një nga pikat e ndritshme në ekonominë kineze, që tregon potencialin e madh të tregut. Në tremujorin e parë, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u rrit 4.7%. Nga ana e importit, rritja e importit të veshjeve, frutave, mishit të lopës, televizorëve etj. kaloi përkatësisht mbi 10%.

Nga ana tjetër, forcat prodhuese me cilësi të reja, i kanë sjellë zhvillimit energji të reja. Zhvillimi i forcave prodhuese me cilësi të reja, ka dallime me mënyrën tradicionale të rritjes ekonomike, dhe mban tiparet e teknologjisë, efikasitetit dhe të cilësisë së lartë. 

Të dhënat ekonomike e tremujorit të parë, tregojnë se vëllimi i sektorit prodhues me teknologji të lartë të Kinës u rrit 7.5%. Ndër to, prodhimi i automjeteve me energji të re u rrit 29.2%, prodhimi i baterive me energji diellore u rrit 20.1% dhe prodhimi i robotëve u rrit 26.7%. Krahas këtyre, kanë lindur shumë modele të reja zhvillimi. Në tremujorin e parë, vëllimi i shitjes me pakicë online të mallrave u rrit 11.6% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Njerëzit kanë vënë re se në marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara nga Kina me vende të tjera, ekonomia digjitale është një pjesë e rëndësishme. Mund të parashikojmë se zhvillimi i forcave prodhuese me cilësi të reja, jo vetëm do të nxitë rritjen e ekonomisë kineze, por edhe do të sjellë mundësi të reja për rritjen e ekonomisë rajonale e botërore. (Fani)