Sektori hekurudhor i Kinës trajton mbi 1 miliard udhëtime pasagjerësh në tremujorin e parë
2024-04-17 14:46:01

Foto nga VCG

Sektori hekurudhor i Kinës trajtoi rreth 1.01 miliardë udhëtime pasagjerësh në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat nga operatori hekurudhor kombëtar, citon “Xinhua”.

Numri mesatar ditor i udhëtimeve të pasagjerëve arriti në 11.15 milionë, 28.5 për qind më shumë në baza vjetore, sipas “China State Railway Group Co., Ltd”, (China Railway).

Gjatë kësaj periudhe, mesatarisht 10.486 trena pasagjerësh operoheshin çdo ditë, me një rritje vjetore prej 15.5 për qind.

Gjatë Festës së Pranverës, nga 10 deri më 17 shkurt të këtij viti, hekurudhat kineze raportuan 99.46 milionë udhëtime pasagjerësh, sipas “China Railway”. Kompania pret një funksionim të qëndrueshëm hekurudhor në tremujorin e dytë të vitit, me udhëtimet që pritet gjatë Ditës së Majit dhe Festës së Varkave të Dragoit. (Elona)