Rinovohet alarmi blu për stuhitë e rërës në Kinën veriore
2024-04-16 14:30:54

Xinhua

Xinhua

Qendra Kombëtare Meteorologjike rinovoi një alarm blu për stuhi rëre në disa pjesë të Kinës veriore, njofton “CGTN”.

Stuhitë e rërës përfshinë shumë qytete në Kinën veriore në fundjavë, duke trazuar ajrin me pluhur dhe duke ndikuar te dukshmëria.

Pamjet e vëzhgimit në portin Mandula në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore kapën një mur të madh pluhuri që lëvizte në ajër, duke e kthyer qiellin në portokalli.

Stuhitë e forta kanë ulur dukshmërinë në më pak se 500 metra. Anëtarët e stafit në stacionin lokal të inspektimit kufitar nisën një plan reagimi emergjent për të siguruar pastrimin e ajrit.

Stuhitë e rërës prekën shumë qytete në rajonin autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, duke mbushur ajrin me pluhur dhe duke ulur dukshmërinë në më pak se 1000 metra.

Në dy dekadat e fundit, Kina ka shtuar përpjekjet e saj për të parandaluar dhe kontrolluar shkretëtirëzimin, me pjesëmarrjen e të gjithë sektorëve. Zonat e shkretuara dhe me rërë kanë vazhduar të zvogëlohen.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me tre nivele për motin e rëndë të konvekcionit dhe stuhitë e rërës, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja. (Fatosi)