Industria e çajit në Guizhou të Kinës krijon mbi 3.2 milionë vende pune
2024-04-16 16:04:39

CFP

CFP

Industria e çajit në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore ka krijuar vende pune për mbi 3.2 milionë njerëz, duke përfshirë rreth 2.75 milionë fermerë, u bë e ditur në Ekspozitën e 16-të të Çajit që u hap të hënën, njofton “Xinhua”.

Në vitin 2023, zona e mbjelljes së çajit në Guizhou ishte rreth 6.75 milionë mu (450.000 hektarë), me vlerën e përgjithshme të prodhimit të industrisë së çajit që arrinte në 90.8 miliardë juanë (12.8 miliardë dollarë amerikanë).

Të ardhurat vjetore për frymë të fermerëve të çajit arritën në 15,337,6 juanë.

CFP

CFP

Guizhou ka kryer trajnime gjithëpërfshirëse për të gjitha aspektet e zinxhirit të industrisë së çajit, të tilla si menaxhimi dhe mbrojtja e kopshtit të çajit, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe përpunimi i çajit.

Në vitin 2023 janë realizuar gjithsej 4032 seanca trajnimi nga të cilat kanë përfituar 112.500 persona.  (Fatosi)

CFP

CFP