Shangai krijon qendrën e inovacionit të biologjisë sintetike
2024-04-16 11:34:28

Inaugurohet Qendra e Inovacionit të Biologjisë Sintetike në Shangai, në përpjekje për të promovuar inovacionin dhe zhvillimin e kësaj industrie të ardhshme të metropolit lindor kinez, njofton “Xinhua”.

Qendra, e iniciuar së bashku nga institucionet e shërbimit të industrisë dhe partnerët e inovacionit të biologjisë sintetike, do të bashkëpunojë gjerësisht me institucione kërkimore shkencore vendase dhe të huaja, organizata jofitimprurëse dhe ndërmarrje kryesore, për të kryer punë globale në fushën e biologjisë sintetike, sipas autoriteteve lokale.

Jin Qinxian, drejtor i Komitetit të Zvillimit Strategjik të qendrës, tha se qendra ka si qëllim mbledhjen e talenteve, fuqizimin e inovacionit dhe amplifikimin industrial.

Shangai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të industrisë së biologjisë sintetike. Në shtator 2023, ai publikoi një plan veprimi për të përmirësuar infrastrukturën, për të krijuar institucione të reja kërkimore dhe zhvillimore dhe për të forcuar kërkimet bazë dhe të aplikuara. (Fatosi)