Taksitë e Shangait pranojnë kartat e huaja bankare
2024-04-16 16:17:59

Foto:VCG

Foto:VCG

50 taksitë e para që lejojnë pasagjerët të paguajnë me karta të huaja bankare u shfaqën në rrugën e Shangait, si pjesë e përpjekjeve më të fundit të qytetit për të ofruar më shumë komoditet për vizitorët nga jashtë, shkruan “China Daily”.

Ky veprim e bëri Shangain qytetin e parë në Kinën kontinentale ku vizitorët e huaj mund të paguajnë tarifat e tyre me karta “UnionPay”, “Visa”, “Mastercard”, “Diners Club”, “JCB” ose “American Express”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Shanghai Dazhong Transportation Group”, i cili operon rreth 6000 taksi në qytet, bëri të ditur se 1000 taksi pritet të ofrojnë shërbime të tilla në Shangai deri në fund të qershorit.

Para Ekspozitës së shtatë Ndërkombëtare të Importit të Kinës, e cila është planifikuar të mbahet në Shangai në fillim të nëntorit dhe pritet të tërheqë shumë vizitorë të huaj, shërbimi do të zgjerohet në më shumë se 2000 taksi.

Shangai ka numrin më të madh në vend të udhëtarëve që vijnë për biznes, studim dhe turizëm.

Foto:VCG

Foto:VCG

Taksitë do të ofrojnë gjithashtu një udhëzues udhëtimi për pasagjerët e huaj të printuar në anglisht dhe japonisht. Ata që nuk e kuptojnë gjuhën kineze mund të komunikojnë me drejtuesit e mjeteve përmes frazave në udhëzues që përmbajnë të tria gjuhët. (Fatosi)