Rreth 249 milionë gra mbulohen nga sigurimi për lindjet në Kinë
2024-04-16 18:21:51

Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i grave që marrin pjesë në skemën e sigurimit për lindjet në Kinë arriti në rreth 249 milionë deri në fund të vitit 2023, një rritje prej mbi 3 milionë nga viti i kaluar, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor, citon “Xinhua”.

Sigurimi për lindjet në Kinë garanton që gratë e punësuara të marrin të ardhura bazë kur marrin leje nga puna për shtatzëni dhe lindje dhe rimburson shpenzimet mjekësore të lindjes së fëmijës.

Grave që nuk janë të punësuara mund t'u rimbursohen shpenzimet mjekësore të lindjes së fëmijëve duke marrë pjesë në skemën bazë të sigurimit mjekësor në vend. (Irma)