Xi Jinping: Kina dhe Gjermania duhet t'i shikojnë çështjet e kapaciteteve prodhuese në mënyrë objektive dhe dialektike
2024-04-16 14:55:10

Më 16 prill, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me Kancelarin e Gjemanisë Olaf Scholz.

Gjatë takimit, Xi vuri në dukje se zinxhirët industrialë e furnizues të Kinës dhe Gjermanisë, janë të lidhur thellësisht me njëri tjetrin. Tregjet e të dy vendeve janë shumë të ndërvarur. 

Bashkëpunimet me përfitime reciproke mes Kinës dhe Gjermanisë nuk janë një "rrezik", por një garanci për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe, si edhe një mundësi për të krijuar një të ardhme. 

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për fusha tradicionale si prodhimi i makinerive dhe automjeteve, apo fusha në zhvillim si transformimi i gjelbër, digjiitalizimi dhe inteligjenca artificiale, të dyja vendet kanë potencial të madhe për bashkëpunim të favorshëm, i cili duhet shfrytëzuar.  Kina dhe Gjermania duhet t'i shikojnë çështjet e kapaciteteve prodhuese në mënyrë objektive dhe dialektike, theksoi Xi.(Xu Guang)