Hekurudha Kinë-Laos nxit më tej zhvillimin e turizmit
2024-04-16 16:46:25

Foto:VCG

Hekurudha Kinë-Laos(Foto:VCG)

Hekurudha Kinë-Laos ka kryer rreth 700.000 udhëtime pasagjerësh vitin e kaluar, duke nxitur më tej zhvillimin e turizmit, njoftoi “China State Railway Group”, shkruan “China Daily”.

Rreth 180.000 nga udhëtimet u kryen nga pasagjerët që kaluan kufirin, njoftoi kompania, në kuadër të përvjetorit të parë të shërbimit ndërkombëtar.

Udhëtimet e tjera janë bërë brenda Laosit ose Kinës. Pasagjerët ishin nga 87 vende dhe rajone.

Gjatë gjithë vitit 2023, të gjithë trenat ndërkombëtarë funksionuan në mënyrë të sigurt, të qetë dhe të rregullt. Ata u nisën të gjithë në kohë dhe shkalla e mbërritjes së tyre në kohë ishte 99 për qind.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Shërbimet ndërkombëtare të trenave të pasagjerëve midis Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, dhe Vientiane, kryeqyteti i Laosit, filluan më 13 prill 2023. Shërbimi hekurudhor me shpejtësi të lartë ka shkurtuar kohën e udhëtimit me tren midis dy qyteteve në 9 orë e 26 minuta që nga 25 korriku.

Trenat ndërkombëtarë të pasagjerëve të Hekurudhës Kinë-Laos lidhin destinacione turistike si Kunming dhe Xishuangbanna në Yunnan dhe Luang Prabang dhe Vientiane në Laos.

Shërbimi ka luajtur një rol të madh në lehtësimin e udhëtimit turistik ndërkombëtar në vendet e relikteve kulturore dhe zonat piktoreske natyrore përgjatë rrugës, sipas kompanisë.

Shërbimi ndërkufitar i Hekurudhës Kinë-Laos ka ndezur një bum turistik në qytete të tilla si Xishuangbanna dhe Luang Prabang, duke shtuar konsumin, duke nxitur shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy kombeve. (Fatosi)