71 qendra kombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelekturale në ndërtim ose në funksionim në Kinë
2024-04-15 12:55:21

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjithsej 71 qendra kombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelektuale (IP) janë ose në ndërtim ose në funksionim në Kinë, njoftoi Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale (NIPA), citon “CGTN”.

Ato janë të shpërndara në 28 provinca dhe rajone autonome.

Administrata miratoi së fundi ndërtimin e një qendre kombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelektuale në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore. Qendra e re do të kryejë punë të shpejtë bashkëpunimi për mbrojtjen e pronësisë intelektuale për gjeneratën e re të teknologjisë së informacionit dhe industrive biologjike.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Miratimi për qendrën e re në Chongqing ka përmirësuar më tej paraqitjen rajonale të qendrave kombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelektuale, sipas administratës.

Pasi të përfundojë dhe vihet në funksion, qendra do të ndihmojë në përshpejtimin e përqendrimit të burimeve të inovacionit, promovimin e transformimit dhe përmirësimit industrial, optimizimin e mjedisit të biznesit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë. (Fatosi)