Banka e Zhvillimit të Kinës dha rreth 267 miliardë juanë hua për infrastrukturën në tremujorin e parë
2024-04-15 12:37:02

Banka e Kinës për Zhvillim (CDB) njoftoi se kishte dhënë 266.9 miliardë juanë (rreth 37.61 miliardë dollarë amerikanë) kredi gjatë tremujorit të parë të vitit për të forcuar avancimin e projekteve të infrastrukturës, njofton “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Fondet u kanalizuan në 102 projekte kryesore në mbarë vendin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës në transport, energji, ruajtjen e ujit, teknologji, logjistikë, infrastrukturë urbane, bujqësore, rurale dhe të sigurisë, sipas bankës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndër projektet për të marrë një financim të tillë në tremujorin e parë ishin zgjerimi i fazës së tretë të Aeroportit Ndërkombëtar Xi'an Xianyang, ndërtimi i urës së lumit Changtai Yangtze dhe projekti i alokimit të burimeve ujore që rrethon Gjirin Beibu.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në fazën tjetër, CDB-ja njoftoi se do të fokusohet në optimizimin e shpërndarjes së burimeve financiare dhe ofrimin e shërbimeve financiare me cilësi të lartë për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social me cilësi të lartë.  (Fatosi)