CMG: Japonia po ecën drejt rrugës së luftës
2024-04-15 11:57:08

Përshkallëzim në përmasën më të madhe të Traktatit të Sigurisë SHBA-Japoni, pjesëmarrje në manovrat ushtarake në Detin e Kinës Jugore me SHBA, Australinë dhe Filipinet, përpjekje për tu anëtarësuar në AUKUS... 

Foto:VCG

Kryeministri japonez në një vizitë në ShBA, prill 2024(Foto:VCG)

Ditët e fundit, qeveria japoneze, pavarësisht zërave të kundërta brenda e jashtë vendit, ka ndërmarrë një sërë veprimesh ushtarake. Disa analistë japonezë vënë në dukje, se qeveria po ecën në një rrugë të rrezikshme drejt luftës, duke zgjeruar forcat e armatosura me anën e aleancës ushtarake, gjë që duhet të ngrejë vigjilencën e lartë të vendeve të rajonit.

Ndër veprimet e sipërpërmendura, forcimi i aleancës ushtarake me SHBA ngjall më shumë diskutime. Sipas variantit të ri të Traktatit, SHBA e ka përgjegjësi të ndihmojnë Japoninë në sulme. Trupat amerikane mund të përdorin bazat ushtarake në Japoni.  

Vitet e fundit, SHBA duke nxitur të ashtuquajturën "Strategji e Indo-Paqësorit", po përdor Japoninë si një gur shah dhe forcë nxitëse. Ndërkohë, forcat e fraksionit ekstrem të djathtë, kanë dëshirë të shfrytëzojnë SHBA-në për të realizuar objektivat e tyre si “lirimi”nga kufizimet e Kushtetutës së Paqes, normalizimi i vendit në fushën ushtarake, fuqizimi i forcave të armatosura. Ato gjetën zë të përbashkët me plotësimin e kërkesave reciproke dhe po afrohen. 

Vjet, qeveria japoneze i autorizoi Gardës Kombëtare një rol të ri, duke e shndërruar nga “fokusimi i mbrojtjes” në “zotërim të aftësisë së sulmit". 

Në Samitin SHBA - Japoni që u mbajt së fundmi në Uashington, Traktati i Bashkëpunimit dhe Sigurisë të Përbashkët mes dy vendeve, përjetoi përshkallëzimin në përmasën më të madhe të 60 viteve të fundit. Sipas tij, SHBA dhe Japonia do të rindërtojnë Komandën e Përbashkët, do të forcojnë bashkëpunim ushtarak, duke favorizuar ndryshimin e rolit të gardës japoneze nga “vetëmbrojtëse” në “sulmuese", dhe duke përforcuar kështu integrimin ushtarak amerikano - japonez.

Sipas analistëve, qëllimi final i qeverisë japoneze është rishikimi i Kushtetutës së Paqes për “lirimin e gjithanshëm”ushtarak. Por, për shkak të kundërshtimit të shumicës së banorëve, autoritetet japoneze orvaten të shkelin zonat e ndaluara ushtarake, të caktuara pas Luftës së Dytë Botërore, pa amendamentin e Kushtetutës, si ndërhyrje në konflikte rajonale, nën pretekstin e vendeve aleate, për të arritur qëllimin e tyre.

Këto veprime të rrezikshme të palës japoneze, kanë ngjallur vigjilencë të lartë ndërkombëtare. Sipas një komenti të publikuar së fundmi në gazetën japoneze "Asahi Shimbun", imazhi i Japonisë si “vend paqësor” po përballet me dyshime.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës, vihet në dukje se SHBA është forca më e madhe ushtarake botërore. Përshkallëzimi i aleancës së saj ushtarake, mund të thyejnë balancimin e mëparshëm, duke shkaktuar shqetësime dhe pakënaqësi në vendet rajonale, rrjedhimisht duke krijuar probleme në paqen dhe stabilitetin vendor. (Zhang Yan/Elona)