Rriten shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markave kineze në tremujorin e parë
2024-04-15 12:11:01

CFP

CFP

Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markave kineze u rritën me 26.4 për qind nga një vit më parë në tremujorin e parë 2024, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Rreth 3.39 milionë automjete të tilla u shitën gjatë kësaj periudhe, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Kinë.

Gjatë kësaj periudhe, pesha e tregut të automjeteve të pasagjerëve të markave vendase u rrit me 7.4 pikë përqindje në baza vjetore në 59.6 për qind.

CFP

Vetëm në muajin mars u shitën afro 1.33 milionë automjete të tilla, me peshën e tregut me 7.2 pikë përqindje më të lartë se një vit më parë në 59.3 për qind. (Fatosi)