Eksportet e anijeve në Shangai patën rritje të konsiderueshme në janar-shkurt
2024-04-14 13:11:49

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shangai në Kinën lindore eksportoi 149 anije në dy muajt e parë të vitit, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme vjetore prej 112.9 për qind, njoftoi Zyra Doganore e Shangait, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera totale e këtyre eksporteve arriti në 9.95 miliardë juanë (rreth 1.4 miliardë dollarë amerikanë), një rritje marramendëse vjetore prej 222.2 për qind.

Vëllimi dhe vlera e eksporteve të anijeve nga Shangai, një bastion kyç i industrisë së ndërtimit të anijeve të Kinës, përbënin përkatësisht 15.9 për qind dhe 20.6 për qind të vëllimit dhe vlerës totale të eksportit kombëtar të anijeve në dy muajt e parë të vitit.

Ndër eksportet, vlera e anijeve të eksportuara në Bashkimin Evropian u rrit në 3.28 miliardë juanë, që përbën gati një të tretën e vlerës totale të eksportit të anijeve.

Vitin e kaluar, eksportet e anijeve nga Shangai arritën në 44.5 miliardë juanë, 48.8 për qind më shumë krahasuar me vitin 2022. (Irma)