Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Pekin do të shfaqë javën e filmit francez
2024-04-14 12:46:42

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një javë filmi francez do të mbahet në Pekin nga 18 deri më 26 prill, si pjesë e Festivalit të 14-të Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit (BJIFF).

Filmi francez “A Real Job”, i cili është nominuar për çmimin Tiantan të këtij viti, do të shfaqet në Pekin gjatë javës, bën të ditur “Xinhua”.

Përveç kësaj, kinematë në Pekin do të shfaqin 29 filma të tjerë francezë në zhanre të ndryshme gjatë javës së filmit francez, duke përfshirë "The Rapture", një film dramatik i vitit 2023 dhe veprën klasike të "La Vie en Rose".

Ky vit shënon 60-vjetorin e lidhjeve diplomatike Kinë-Francë.

I nisur në vitin 2011, BJIFF ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në rritje falë tregut të lulëzuar të filmit në Kinë. (Irma)