Lojërat Dimërore Aziatike 2025, fokus te mbrojtja e mjedisit
2024-04-14 11:55:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Me pak më shumë se 300 ditë deri në hapjen e Lojërave të 9-ta Aziatike Dimërore 2025, përgatitjet në Harbin, provinca Heilongjiang e Kinës verilindore, po vazhdojnë në mënyrë të rregullt, me fokus në mbrojtjen e mjedisit dhe teknologjinë, sipas Komitetit Organizativ të Lojërave.

“Harbin Ice Hockey Arena” do të zërë sërish skenën qendrore në Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike, shkruan “Xinhua”.

Ditët e fundit, puna e rinovimit në arenë ka ecur në mënyrë intensive.

"Ne kemi zgjedhur materiale dekorimi miqësore me mjedisin, si bojërat dhe dërrasat, të cilat të gjitha duhet të kalojnë testimin mjedisor përpara përdorimit. Pajisjet e ndriçimit sportiv do të jenë të gjitha me efikasitet energjetik, me konsum të ulët dhe ndërtesat e përkohshme do të adaptojnë struktura modulare të riciklueshme",- tha Qin Xulin, drejtor i Departamentit të Inxhinierisë së Grupit të Investimeve për Zhvillimin Urban të Harbinit, duke treguar për ndërtimin që po zhvillohet në arenë.

Liu Qinghui, kreu i Ekipit të Mbrojtjes së Mjedisit në Departamentin e Shërbimeve të Atletëve të Komitetit Organizativ, zbuloi se, që nga viti i kaluar, komiteti ka përgatitur një plan që energjia e gjelbër të përdoret për ngrohjen e ambienteve.

Qendra Ndërkombëtare e Konferencave, Ekspozitave dhe Sporteve në Harbin, vendi për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike, mishëron gjithashtu konceptet e gjelbra në fazën e saj të projektimit.

Përveç kësaj, të gjitha vendet ku do të mbahen Lojërat Dimërore Aziatike të Harbinit jo vetëm që do të rinovohen, por do të nxjerrin në pah edhe teknologjinë.

Lyu Wei, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i degës Heilongjiang “China Unicom” tha se si partneri zyrtar i komunikimit dhe shërbimit “cloud” të Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike, “China Unicom” ka përmirësuar rrjetet në qendrat e lidhura të transportit, autostradat e shpejta, hekurudhat me shpejtësi të lartë dhe hotelet.

Për të përmbushur nevojat e spektatorëve, atletëve dhe gjyqtarëve brenda ambienteve, “China Unicom” do të përdorë gjithashtu gjerësisht teknologjinë e grumbullimit me tre operatorë dhe teknologjinë 5G-A, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të mirë të shërbimit të internetit me valë.

"Përmes Lojërave Dimërore Aziatike, Harbin mund t'i tregojë botës arritjet e jashtëzakonshme që ka bërë në drejtimin e inovacionit teknologjik, menaxheria dhe të shërbimit. Ne gjithashtu shpresojmë që lojërat do të kenë një ndikim pozitiv në zhvillimin e Harbinit”,- tha Liu Guoxiang, zëvendësdrejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit të komitetit organizativ.

Lojërat do të mbahen në Harbin nga 7 deri më 14 shkurt 2025, duke shënuar një tjetër ngjarje të madhe ndërkombëtare gjithëpërfshirëse të organizuar nga Kina pas Pekinit 2022. (Irma)