Sondazh: Shëtitjet pranverore, popullore në mesin e kinezëve
2024-04-14 11:51:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një sondazh i kryer nga “China Youth Daily” zbuloi se 85 për qind e 1333 të anketuarve preferojnë aktivitetet në natyrë në pranverë, në mënyrë që të mund të afrohen më shumë me natyrën.

Soditja e luleve u shfaq si mënyra më popullore për të shijuar pranverën, e ndjekur nga kampingu dhe ngritja e balona,  sipas sondazhit, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë festës treditore Qingming javën e kaluar, rezervimet për pikat piktoreske të njohura për lulet u rritën me 3.9 herë në bazë vjetore, sipas agjencisë kineze të udhëtimeve në internet “Ctrip”.

Sondazhi tregoi gjithashtu se rreth 45 për qind e të anketuarve zgjodhën mbjelljen e pemëve si aktivitetin e tyre të preferuar, ndërsa 36 për qind preferojnë ushtrime në natyrë.

Daljet pranverore u konsideruan si një mundësi për të ngadalësuar ritmin e jetës nga 62 për qind e të anketuarve, ndërsa 52 për qind thanë se shpresonin të bënin më shumë miq përmes këtyre aktiviteteve. (Irma)