Aeroporti i Shangait regjistron rritje të numrit të pasagjerëve të huaj në tremujorin e parë
2024-04-14 12:25:31

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Aeroporti Ndërkombëtar Pudong i Shangait trajtoi më shumë se 1.47 milionë pasagjerë të huaj hyrës dhe dalës gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rreth pesë herë më shumë se shifra për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas stacionit të inspektimit kufitar të aeroporteve të qytetit.

Gjatë kësaj periudhe, aeroporti Pudong regjistroi një total prej mbi 6.8 milionë pasagjerësh,  me një rritje prej 260 për qind nga një vit më parë, bën të ditur “Xinhua”.

Pasagjerët e huaj që kanë hyrë në Kinë nëpërmjet aeroportit gjatë kësaj periudhe kanë udhëtuar kryesisht për qëllime turizmi, biznesi apo për të vizituar të afërmit. Ata ishin kryesisht nga Japonia, Republika e Koresë, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Malajzia.

Falë politikave të Kinës që kanë lehtësuar vazhdimisht hyrjen e shtetasve të huaj, më shumë se 174,000 vizitorë të huaj hynë në Kinë pa viza përmes aeroportit Pudong në tre muajt e parë të 2024-s, duke përbërë 23.6 për qind të totalit të pasagjerëve të huaj të Kinës. (Irma)