Bashkëpunimi financiar Kinë-Gjermani jep rezultate të frytshme
2024-04-13 12:01:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Bashkëpunimi financiar mes Kinës dhe Gjermanisë ka arritur rezultate të frytshme në 40 vitet e fundit, deklaruan zyrtarët në Forumin e Dialogut Kinë-Gjermani mbi Bashkëpunimin Financiar, në Pekin, shkruan “Xinhua”.

“Deri më tani, qeveria gjermane ka dhënë një total prej rreth 10 miliardë euro kredi për Kinën, duke mbështetur më shumë se 300 projekte që mbulojnë 31 rajone të nivelit provincial kinez”,- deklaroi në forum ministri kinez i Financave, Lan Fo'an.

Sipas tij, këto projekte përfshijnë shumë industri dhe fusha të ekonomisë kombëtare si mbrojtja ekologjike, energjia dhe transporti, infrastruktura urbane, duke ofruar mbështetje të fortë për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të rajoneve ku zbatohen projektet.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Jochen Flasbarth, deklaroi se shpreson që të dy vendet do të vlerësojnë besimin e krijuar gjatë 40 viteve të fundit, do të vazhdojnë përpjekjet për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën fiskale dhe financiare dhe për të përballuar sfidat së bashku. (Irma)