Kapaciteti i instaluar i energjisë së re në Kinën jugore po rritet me shpejtësi
2024-04-13 12:25:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kapaciteti i instaluar i energjisë së re në provincat e Guangdong, Yunnan, Guizhou, Hainan dhe në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang arriti në 145 milionë kilovat, duke tejkaluar për herë të parë fuqinë me qymyr, njoftoi “China Southern Power Grid”, citon “Xinhua”.

Era, dielli dhe burimet e tjera të reja të energjisë janë bërë burimet kryesore të energjisë elektrike në pesë rajonet e nivelit provincial, duke kontribuar afërsisht një të tretën e konsumit aktual të energjisë elektrike.

Kapacitetet e instaluara të energjisë së re në Guangdong, Guangxi, Yunnan, Guizhou dhe Hainan arritën përkatësisht në 50.16, 29.32, 38.6, 20.52 dhe 6.39 milionë kilovat, duke zënë 27 për qind, 44 për qind, 31 për qind dhe 32 për qind të kapacitetit total të instaluar të çdo krahine dhe rajoni.

Wang Haohuai, zyrtar i Rrjetit të Energjisë Jugore të Kinës, tha se kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë së re të energjisë në pesë provincat dhe rajonin pritet të rritet në 168 milionë kilovat deri në fund të vitit 2024, duke përbërë 37.3 për qind të kapacitetit total të instaluar.

Kina është përkushtuar ndaj qëllimeve të dyfishta të karbonit për të arritur kulmin e emetimeve të karbonit përpara vitit 2030 dhe arritjen e neutralitetit të karbonit përpara vitit 2060. (Irma)