Kina starton rrjetin kombëtar të superkompjuterëve për të nxitur ekonominë digjitale
2024-04-13 12:19:31

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina startoi rrjetin kombëtar të superkompjuterëve, në një ceremoni përurimi në komunën Tianjin të Kinës veriore.

Platforma synon të lehtësojë çekuilibrin e furnizimit dhe kërkesës për energji kompjuterike dhe të ofrojë mbështetje për zhvillimin e ekonomisë digjitale.

“Rrjeti do të përdorë inteligjencën artificiale si një mundësi për të nxitur inovacionin bashkëpunues nëpër harduerë, algoritme, aplikacione dhe sisteme në fushën e informatikës”, tha Qian Depei, ekspert kompjuterik dhe akademik i Akademisë së Shkencave Kineze.

Mbi 200 ofrues shërbimesh që ofrojnë aplikacione, të dhëna dhe modele kompjuterike i janë bashkuar rrjetit, duke kontribuar me mbi 3200 produkte që përfshijnë inovacione digjitale të fundit si llogaritja shkencore, simulimi industrial dhe trajnimi i modeleve të inteligjencës artificiale.

Ndërtimi i rrjetit kombëtar të superkompjuterëve filloi në prill 2023, sipas një deklarate nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë. (Irma)