Në aeroportin Kunming në Kinën jugperëndimore hapet qendra e shërbimit të pagesave për udhëtarët ndërkombëtarë
2024-04-12 13:00:34

Në Aeroportin Ndërkombëtar Changshui në Kunming u hap një qendër shërbimi pagesash, duke ofruar ndihmë të menjëhershme për vizitorët jashtë shtetit sapo të dalin nga avioni, shkruan “Xinhua”.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Kunming është një destinacion turistik shumë i njohur në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore.

“Për blerje të mëdha, mund të përdoren karta “Visa”, “MasterCard” ose “UnionPay”, ndërsa për blerje të vogla mund të paguhet me para në dorë. Nëse duhet të shkëmbeni para në dorë, mund ta bëni në ATM. Mund të përdoret një nga ato karta për të tërhequr direkt juanë, ose mund të bëhet këmbimi i parave në pikat bankare dhe pikat e këmbimit. Përveç kësaj, mund të shkarkohen aplikacionet “WeChat” apo “Alipay” dhe të përdoret karta bankare për konsum elektronik”,- thuhet në njoftimin në qendër.

Qendra në sallën e mbërritjeve u promovua së bashku nga dega e Bankës Popullore të Kinës në Yunnan dhe Departamenti provincial i Transportit, e cila synon të ofrojë udhëzime për shërbimet e pagesave në Kinë, sidomos për sistemin e kudondodhur të pagesave të kodit të skanimit të telefonit celular.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Aeroporti Ndërkombëtar Changshui në Kunming është një portë e rëndësishme për të huajt që udhëtojnë në Kinë. Shifrat zyrtare treguan se nga 1 deri më 7 prill, numri i fluturimeve ndërkombëtare të pasagjerëve në aeroport arriti në 388, duke shënuar një rritje prej 16.8 për qind krahasuar me javën e kaluar për sa i përket volumit mesatar ditor të fluturimeve.

Numri i pasagjerëve në hyrje u rrit me 8.5 për qind gjatë javës së kaluar. (Irma)