1.334 miliardë njerëz mbulohen nga sigurimet bazë mjekësore në Kinë
2024-04-12 13:05:51

Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i njerëzve të mbuluar nga sigurimi bazë mjekësor në Kinë ishte 1.334 miliardë në fund të vitit 2023, që përbën mbi 95 për qind të popullsisë totale të vendit, tregoi një raport zyrtar statistikor i publikuar të enjten, cituar nga “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pothuajse 371 milionë nga këta njerëz ishin nën mbulimin e programit bazë të sigurimit mjekësor për punonjësit e zonave urbane, sipas raportit mbi zhvillimin e sistemit të sigurimeve mjekësore të Kinës në vitin 2023.

Raporti i publikuar nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor tregoi gjithashtu se rreth 963 milionë individë mbuloheshin nga sigurimi bazë mjekësor për banorët në zonat urbane e rurale që nuk punojnë. (Irma)