Kina do të shtojë fluturimet ajrore për sezonin verë-vjeshtë
2024-04-12 17:05:34

Transporti ajror kinez do të ketë rritje të qëndrueshme në sezonin verë-vjeshtë, sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).

Nga 31 marsi deri më 26 tetor, 188 linja ajrore vendase dhe të huaja planifikojnë të organizojnë 122 000 fluturime pasagjerësh dhe mallrash në javë.

Përsa i përket fluturimeve ndërkombëtare, 17 257 fluturime pasagjerësh dhe mallrash janë planifikuar çdo javë, duke lidhur Kinën dhe 70 vende të tjera, përfshirë 51 vendet partnere të "Një brez, një rrugë".