Në Kunming do të zhvillohet eventi për të promovuar dashurinë për leximin
2024-04-12 14:14:17

Foto nga VCG

Një event kombëtare për të promovuar dashurinë e njerëzve për leximin do të mbahet në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore, nga 23 deri më 25 prill, shkruan “Xinhua”.

Veprimtaria, e treta e këtij lloji, do të fokusohet në punën për të inkurajuar të gjithë për të lexuar, për të nxitur dashurinë dhe zakonin e leximit në shoqëri. Gjatë eventit do të zhvillohen promovime dhe aktivitete për të diskutuar çështje të tilla si marrëdhëniet ndërmjet leximit dhe zhvillimit të qytetit, uniteti etnik, avancimi ekologjik, si dhe aktivitetet e leximit të të rinjve.

Po ashtu, do të ketë edhe leksione nga studiues të njohur të kulturës. (Irma)