Kina synon të lehtësojë financimin për bizneset e vogla
2024-04-12 11:27:59

Kina ka shtuar përpjekjet për të trajtuar vështirësitë e financimit të bizneseve të vogla, duke përshpejtuar ritmin me të cilin po ndërton platformat e shërbimeve të kreditit, deklaroi në një konferencë për shtyp Li Chunlin, zëvendësdrejtor i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas tij, vendi ka krijuar një sistem të integruar të shërbimeve të kreditimit të financimit që u ofron institucioneve financiare informacione biznesi që janë të regjistruara në çdo platformë lokale ose kombëtare.

Sistemi ka ndihmuar në plotësimin e kërkesës për financim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të etura për para, të cilat përgjithësisht përballen me vështirësi për të siguruar kredi bankare për shkak të mungesës së të dhënave të kolateralit dhe kredisë.

Në fund të shkurtit, bankat kineze kishin lëshuar 25.1 trilionë juanë (3.54 trilionë dollarë amerikanë) në kredi përmes sistemit të financimit të shërbimeve të kredisë.

Kohët e fundit, Këshilli i Shtetit nxori një plan për të forcuar ndërtimin e platformave të shërbimeve të financimit të kredisë. Sipas planit, do të punohet për të përmirësuar mekanizmin e mbledhjes dhe ndarjes së informacionit të kredisë në Kinë, optimizimin e rrjetit të integruar kombëtar, integrimin e platformave lokale me funksione të përsëritura ose operacione joefikase në atë rrjet dhe për të siguruar që politikat e favorshme financiare të arrijnë më shumë firma të vogla.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ren Yongmei, zyrtar i Bankës Popullore të Kinës, tha se banka qendrore do të përmirësojë bazën e të dhënave të saj të kredisë financiare dhe do të përdorë më mirë të dhënat e kredisë për të rritur lehtësinë e financimit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Deri në mars, teprica e kredive gjithëpërfshirëse të dhëna për ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Kinë arriti në 31.4 trilionë juanë, 21.1 për qind më shumë në baza vjetore dhe me një normë rritjeje 12 pikë përqindje më të lartë se ajo e të gjitha kredive. (Irma)